“Mos e harroni këtë, të rinj e të reja” Historia më e bukur në botë: Jeta e Profetit Jusuf

Pasi vetë vëllezërit e tij e hodhën në pus dhe e lanë aty për të vdekur, Jusufi alejhi selam arrin t’i shpëtojë vdekjes falë mëshirës së Krijuesit të Gjithësisë.

Një karvan me udhëtarë ndalon për të marrë ujë dhe kështu Jusufi, ende fëmijë, arrin të shpëtojë nga vdekja.

Në këtë episod të radhës në “Histori për Profetët në Kur’an”, mësojmë disa koncepte themelore që burojnë nga historia e Jusufi, rrëfyer në Kur’anin Famëlartë.

Elvisi: Allahu i Madhëruar nuk e braktisi… I vetmi, i Madhi Zot, sepse babai nuk kishte çfarë të bënte, vëllezërit e lanë të vdiste. Zoti i Gjithësisë e nderoi Jusufin përmes Xhebrail Eminit. Mjafton, vëllezër e motra, që të kesh lidhjen e fortë me Zotin e Gjithësisë. Ai nuk të harron kurrë. Ka njerëz që mund të të duan, por nuk e kanë të mundur të të bëjnë mirë në situata të caktuara.

Një karvan kalon dhe e merr Jusufin nga pusi.

Jusufi kapet tek kova dhe del sipër. Jusufi kishte një veçanti. Ishte yll i bukur. E kur them kështu, bota nuk ka parë njeri më të bukur sesa Jusufi Alejhi Selam. Mendohet se i vetmi që ia ka kaluar, ka qenë Ademi alejhi selam, njeriu i parë.

Kur shikoje Jusufin, ishte sikur të shikoje një pjesë të dritës së diellit. Ai që e nxorri nga pusi u mahnit. Kur karvani shkoi në Egjipt, për fatin e madh, e blen Jusufin një nga ministrat e mbretësisë së Egjiptit, që në atë kohë ishte mbretëria më e madhe.

Ministri që e mori Jusufin kishte bashkëshorte (Zulejhaja), e cila nuk bënte dot fëmijë. Në ekuacionin e madh universal, ne i lidhim gjërat ngushtësisht, sepse aq dituri kemi. Por Zoti i Gjithësisë i sinkronizon gjërat në perfektshmëri. Ne mendojmë se ajo nuk lindte rastësisht, por nuk është kështu. Ata nuk kishin lindur, sepse do të vinte Jusufi. Ai e blen dhe i thotë të shoqes.

‘Kam sjellë një fëmijë shumë të bukur, nuk është i Egjiptit, vjen nga larg, por ndoshta e mbajmë si fëmijën tonë’.

Kohë kaloi. Jusufi duke u rritur, e duke u zbukuruar. Për sprovë, përveçse se ishte si dritë dielli, kishte dije, kulturë, xhentilesë, edukatë e moral që ishte i papërballueshëm. Zulejhaja nisi ta rrisë me njetin si fëmijë dhe duke u rritur Jusufi e duke kaluar në një moshë më të madhe, ai nis të distancohet. Zulejhaja nisi të joshet prej Jusufit. Jusufi filloi ta hetojë këtë gjë dhe distancohej.

Zulejhaja ishte rritur në familje ministrore, në lluks e pasion. Ata thonin që ishte si fëmija jonë, por ata e shikonin si rob. Ideja e saj ishte, nëse donte ta ftonte në imoralitet, robi do të duhej të bindej.

Zulejhaja filloi ta humbë mendjen. I shoqi largohet dhe për një kohë nuk do të vinte. Në këtë moment, Zulejhaja thotë se tanimë është momenti që ajo t’i afrohet Jusufit. I thotë shërbëtores, që kur ta thërras Jusufin në dhomën time, të mbyllësh derën nga pas.

Jusufi e refuzon…

Elvisi: Mos e harroni këtë, të rinj e të reja. Jusufi alejhi selam, nuk ka patur sprovë si djemtë e sotëm. Ai nuk ishte njeri i lirë, ishte rob. Atë nuk po e joshte një femër dosido, por një grua e pushtetshme. Zulejhaja ishte shumë e bukur. Ia krijoi të gjitha kushtet. Ka dijetarë që radhisin 50 sprova që i kishte Jusufi për të rënë në mëkat.

Por jo, Jusufi nuk e bëri atë veprim. I tha “Pasha Zotin, nuk e bëj, kam frikë Zotin”.

Jusufi nuk dehej nga pasionet e kësaj bote. Thoshte… ‘si mundem unë të afrohem tek ti, kur bashkëshorti yt më ka trajtuar si djalin e tij’

Elvisi: Jusufi kthehet për të ikur, pa menduar se dera ishte mbyllur. Tërheq derën për të ikur, ndërsa Zulejhaja e tërheq nga këmisha që kishte veshur. Duke e tërhequr, griset këmisha e Jusufit.

Çfarë ndodh tani? Ministri kishte harruar diçka në dhomën e tij. Kthehet. Kur sheh se dera ishte e mbyllur, urdhëron shërbëtoren të hapë derën. Aty gjen Jusufin dhe pas tij, të shoqen.

E dini çfarë tha Zulejhaja sapo pa të shoqin?

“Çfarë dënimi do t’i japësh një njeriu që desh të prekë bashkëshorten tënde në moral?”

Ministri mbeti i hutuar. Ai e rriti vetë Jusufin dhe e dinte se nuk ishte një njeri i pandershëm. Ministri mbeti mes dy sprovave. Jusufi i thoshte, bashkëshortja jote tentoi të më joshë, ndërsa e shoqja i thoshte ai erdhi në dhomën time.

Një dëshmitar u thirr, i cili tha se ka patur një përleshje. Ministri tha, qenka e thjeshtë. Nëse këmisha e Jusufit është grisur nga pas, atëherë Zulejhaja ka dashur ta heqë në imoralitet, por nëse është grisur nga para, Jusufi ka hyrë vetë në dhomë.

Ministri e kuptoi, sepse pa që këmisha e Jusufit ishte grisur nga pas. I tha, ti bashkëshortja ime e ke bërë gabimin, ndërsa ti Jusuf, ke të drejtë.

Jusufi alejhi selam shpëtoi… për çastin.

-Sa të rinj e të reja do t’i mbizotëronin kësaj…?

Elvisi: E don troç, drejt?  Pak! Pak!. E kam thënë para disa kohësh… që të bëhesh profesor doktor në fe, jo me tituj e diplomë, se kjo nuk i hyn në punë kujt (në këtë rast)… profesor doktor me titull në fe, quhesh kur ke shmangur sprovën e femrës. Taksative. Kur Jusufi alejhi selam mbasi ka përfunduar këtë sprovë, arriti grada shumë të larta.

Pejgamberi jonë Muhamedi alejhi selam, ka thënë, ‘nuk kam lënë sprovë më të madhe për meshkujt, burrat e ymetit tim, sesa femrat.’

Jusufin e sprovoi Zoti në moshë shumë të re.            

Kush e kalon testin që të jetë i ndershëm, i pastër, familjar, besnik ndaj familjes e bashkëshortes… notën 10 e ka tek Zoti i Gjithësisë. Nuk i mbyllet kujdesi tek Zoti në këtë botë dhe në botën tjetër.

Kur Zulejhaja e bëri këtë gabim dhe lajmi u shpërnda… se ajo kishte një xhelozi të madhe për Jusufin, nuk e linte kurrë të largohej nga pallati. Kur Zulejhaja dëgjon për thashethemet e grave të ministrave të tjerë, ajo mërzitet.

Ajo bën një gosti. Fton të gjitha gratë e ministrave. Ajo u thotë shërbëtoreve, fisheni me rrobat më të bukura Jusufin dhe lëreni gati. Pas hëngrën ushqimet, shërbehen frutat. Për t’i prerë ato, dhe thikat. Ministret nisën të prejnë frutat, ndërsa Zulejhaja udhëroi që Jusufi të shpërndajë pijet.

Hyn Jusufi dhe të gjithë u mahnitën nga pamje. Disa nga gratë duke prerë frutat, u hutuan aq shumë, saqë prenë dhe duart e veta. Ato kanë thënë një fjali… ‘Për Zotin ky nuk është njeri, ky duhet të jetë një ëngjëll i elitës së lartë’.

Zulejhaja ngrihet dhe merr fjalën. Tha… “unë është e vërtetë, e kam joshur këtë djalë dhe ai ka qenë shumë i fortë. Por unë e kam patur gjithmonë në pallat, ju njëherë e shikuat dhe pretë duart e juaja… po ta kishit patur afër”.

Më pas ajo shtoi…”nëse ai nuk i përgjigjet pasioneve të mia, unë do t’i jap një dënim të dhimbshëm dhe do ta burgos”.

Të gjithë ranë dakort, që Jusufi të jetë dhe për to. E Jusufi bëri një lutje, që nuk është parë asnjëherë.

Ka thënë…”o i madhi Zot, më ruaj nga kjo rrugë që më ftojnë, sepse nëse Ti nuk më ruan, unë do të bëhem nga njerëzit e humbur. Ato po më kërcënojnë me burgun… i Madhi Zot, burgu është shumë më i dashur për mua, sesa rruga ku po ftohem”

Pra ai pranonte me vetëdije të shkonte në burg, sesa të bënte imoralitet. Kjo nuk është profesor doktor, kjo është docent e vijon sa të duash. Jusufi alejhi selam e kalo sprovën e Zulejhaja dhe të të gjitha grave të tjera, femrave më të pushtetshme e të bukura të Egjiptit.