“Mos o gjysh” Momenti kur oficeri shpëton të moshuarin që tenton vetëflijimin në lumin Drin

Një 83 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujërat e lumit Drin. Fatmirësisht një oficer i patrullës së përgjithshme bashkë me disa qytetarë të tjerë, kanë mundur t’ja shpëtojnë jetën të moshuarit, duke e nxjerrë prej lumit.

Ky është momenti i filmuar në kamera.

Policia reagoi mbi ngjarjen përmes këtij njoftimi:

U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.