Albjona është veçse 12 vjeçe. Muajin e ardhshëm ajo bën 13 vjeçe. Por jeta e saj është në rrezik, pasi prej 3 javësh ajo është diagnostikuar me leuçemi agresive. Albjona ndodhet në spital, shpesh herë pëson hemorragji.
Babai i tij erdhi këtë mbrëmje në emisionin “Për Shqiptarët”, nga ku tregoi momentin kur mësoi mbi lajmin e rëndë, se e bija ishte prekur nga sëmundja rëndë.
Ardiani: Përafërsisht 3 javë. Prej punës me telefoni djali. U nisa me vrap dhe mora taksi. Vajzën e dërguam për analiza… veç doktoresha, kur na dha atë lajmë… ishte bombë për mua, e për të gjithë familjen.
Vajza nuk është në dijeni të sëmundjes… por dita ditës, na kërkon, a do të rri më këtu, do të dalë nga spitali. I mungon shkolla, shokët e shoqet. Me vajzën jam shumë i lidhur. Si puna e fëmijës, ajo mendon çdo dëshirë, më thotë dua të bëhem police e plot tjera. Ajo ëndërron shumë. Fëmijët nuk më kërkojnë gjë, vetëm për ditëlindje, sepse e kuptojnë realitetin ku jemi. Albjona është natyre aktive, e shkathët e dashtun me të gjithë. Albjona është kujdesur për gjyshen e vet.
Albjona kishte një mesazh prekës për të atin. Edhe pse e shtruar në spital, ajo buzëqesh kur flet për babain.
Albjona: Unë jam Albjona Bibaj, 13 vjeç i bëj në dhjetor. Kam shumë frikë, sepse nuk e di sesi është kjo sëmundje. Babin e kam parë disa herë duke qarë, jam munduar ta qetësoj. Unë i them të mos mërziten, se unë do të bëhem mirë, do të çohem në këmbë. Për gjyshem më ka marrë malli shumë, sepse në kujdesem për të. Babi im është më i miri në botë, unë do të shërohem, e do të luaj sërish me ty.