Mot i paqendrueshëm e pika shiu deri të mërkurën, më pas vjen sërish vapa në Shqipëri

Kjo javë ka nisur me vranësira e kthjellime në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, moti do të vijojë të jetë i paqendrueshëm, madje nuk do të mungojnë përgjatë 48 orëve të fundit edhe reshje të pakta shiu.

Por situata meteorologjike do të ndryshojë të mërkurën. Parashikohet që edhe Shqipëria të preket nga një tjetër valë e të nxehtit që po prek mbarë Europën. Edhe pse territori jonë nuk do të preket direkt nga vala e të nxehtit, të mërkurën parashikohet një rritje e konsiderueshme e temperaturave.

Parashikohet që termometri të arrijë deri në 38 gradë celcius në disa qytete të vendit. Me fjalë të tjera, pjesa e mbetur e muajit gusht, do të jetë e përshtatshme për të shijuar plazhin.