Motër e vëlla të intubuar në luftë për jetën, prindërit po u luten për ndihmë shqiptarëve

Dy javë më parë Jusufi e Manjola u bënë prindër të binjakëve, një djali e një vajze. Emrat ua vendosën Gajus e Melodia. Por ky bekim i madh erdhi me më të madhen sprovë për ta. Dy vogëlushët, motër e vëlla, u shtruan me urgjencë në repartin intensiv. Mjekët vendosën t’i intubojnë pasi gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua menjëherë. Trupat e brishtë të binjakëve, dobësohen dita ditës. Të dy të intubuar, motët e vëlla luftojnë për jetën. Në krah të tyre janë prindërit që ngushëllim gjejnë tek lotët e njëri tjetrit.

Në atdhe nuk mund të bëhet gjë për foshnjet. I vetmi shpëtim për ta është dërgimi me urgjencë jashtë shtetit, në Italinë fqinje. Vogëlushët, që janë veçse 2 javësh, mund të shpëtojnë, të rikuperojnë, të kurohen.

Prindërit po u luten për ndihmë shqiptarëve, sepse nuk kanë forca për të përballuar kurimin e kushtueshëm. Prindërit po u luten shqiptarëve bamirës, që jetët e binjakëve të tyre të mos shuhen.