Motër e vëlla u nisën për kurim falë bamirësve, një lutje për binjakët e vegjël

Ka një dritë jeshile. Një dritë që shpresojmë me zemër që t’i çojë këto dy foshnje drejt shërimit të plotë. Gajus e Melodia, binjakët vëlla e motër u nisën për kurim në Italinë fqinje falë bamirësisë së mijëra shqiptarëve.

Këto janë momentet kur binjakët mbërrijnë në aeroportin në Itali, atje ku stafi zviceran që bëri transportin e vështirë po i vendos në ambulanca. I lutemi të Gjithëmëshirshmit që gjithçka të shkojë mirë për dy foshnjet. Që jeta e tyre të jetë e plotë dhe e gjatë. Që nëna e babai i binjakëve të gëzojnë fëmijët të cilët i pritën për 5 vite me radhë.