Motra qan për motrën 7 vjeçe: Lutem ditë e natë që Amelia të shërohet, ju lutem na ndihmoni

Lotët nuk i pushojnë. Prej 240 ditësh (afro 8 muaj) e motra qëndron në spital. Ka kryer 32 operacione dhe ende nuk mundet të çohet në këmbë. Prej afro 8 muajsh kjo vajzë e vogël qan për të motrën, Amelian. Lotët e saj të thyejnë zemrën.

Amelia është veçse 7 vjeçe. Në muajin shkurt ajo pësoi një aksident, teksa kthehej nga shkolla me gjyshin. Ky i fundit ndërroi jetë tragjikisht, ndërsa Amelia mori dëmtime të mëdha në pjesën e këmbëve. Amelia ka nevojë për t’u nisur urgjentisht për mjekim të specializuar në Italinë fqinje, në mënyrë që ajo të mund të ecë sërish.