Muzikë në kujtim të të shoqes së ndjerë, historia e të moshuarit që mblodhi mijëra dollarë në bamirësi

Çdo ditë, kur koha nuk është me shi, Lerry Kingsley del në cepin e rrugës me trompën e tij dhe për afro një orë, mbush me tingujt e saj hapësirën pranë. 83 vjeçari dikur luante tre herë në javë, ndërsa pranë vetes mbante një kuti të vogël ku shkruhej se paratë e dhuruara do të shkonin për pacientët e kërkimin shkencor në sëmundjen e Alzheimer-it. Pranë tij, shpesh herë ishte e shoqja, ulur në një karrige me rrota. Verën e kaluar, bashkëshortja e 83 vjeçarin ndërroi jetë, pikërisht nga sëmundja e Alzheimer-it. I vetëm, 83 vjeçari nisi të dalë përditë me një qëllim të thjeshtë, të luajë muzikë në kujtim të të shoqes dhe të mbledhë sa më shumë donacione.

“Po nderoj gruan time dhe po mbledh para për të ndihmuar mesa mundem, këdo që ndodhet në të njëjtin pozicion që unë u ndodha. Zoti na e ka caktuar kohën në këtë botë, unë thjesht zgjodha që të dal çdo natë për të luajtur”-tha i moshuari, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 15 mijë dollarë në donacione, para që i dërgon në shërbim të pacientëve me Alzheimer.

“Sëmundja e Alzheimer-it, është mbase lamtumira më e gjatë që do të provosh ndonjëherë në jetë… të duhet t’i thuash lamtumirë atij/asaj që e ka çdo orë, çdo ditë… t’i duash, t’i puthësh e të kujdesesh për ta, edhe pse në këmbim nuk po merr gjë”-shtoi mandej i moshuari, në një intervistë për “The Washington Post”

I moshuari tregon se ka ndërmend të vijojë të luajë muzikë derisa të ketë forcë dhe mundësi