“Na i theve zemrat” Aksidenti në autostradën Tiranë- Durrës, viktimë mbeti babai i dy fëmijëve

Mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Tiranë- Durrës, një automjet “BMW” u përplas me mbajtësen anësore të rrugës, duke i marrë jetën një 35 vjeçari si dhe duke lënë të plagosyr dy persona të tjerë.

Viktimë mbeti Visar Meshi, baba i dy fëmijëve. Në rrjetet sociale miqtë e familjarët e të ndjerit kanë ndarë dhimbjen për largimin e parakohshëm të Visarit.

“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty”.

“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe absolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, janë disa prej postimeve.

Visari jetonte në qytetin e Durrësit dhe punonte si agjent doganor. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Në rrugë ka patur lagështirë për shkak të reshjeve të shiut, një faktor që me gjasë ka ndihmuar në rrëshqitjen e makinës.