“Kur vajza ishte një muajshe, e zbuluam se ishte e sëmurë nga mëlçia. Një javë rri në shtëpi, një muaj në spital, një javë në shtëpi, një muaj në spital…Unë si prind jam djegur për këtë çikë… (qan) serumin kur ia vinin në krye, zemra mu ka kall… (qan).”
Këto janë fjalët e nënës së Arborës, vogëlushes nga Kosova e cila sot po lufton për jetën. Sëmundja e vajzës ia ka thyer zemrën Arikumes… dhe më e keqja, ajo nuk mundet dot të bëjë diçka.
“Me ja pa plagën ntrup si e ka, veç unë e di se çka kam hek, me u kujdes me e kap, me kujdes me e çu, me kujdes me e vesh, me kujdes me e mbath… pa mundur kurrë me i dhënë më ngrënë, me pi e duke iu fryrë barku. Shumë rëndë është, ne dy si prindër, shumë rëndë e kena… fryma në gjys po më ndalet, zemra keq më është kall… (qan)”-rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” nëna.
Arbora ka nevojë urgjente për kurim jashtë shtetit, në një spital të specializuar në Italinë fqinje. Vogëlushes i nevojitet kurim i specializuar si dhe një transplant i mëlçisë. Koha tashmë nuk pret, ndërsa nëna e vogëlushes, i lutet Zotit e shqiptarëve.
“Nuk shkon dita e nata, të gjithë duke qarë rrimë. Zorr është për neve, po nuk kemi çfarë të bëjmë. Çohem në mes të natës me u lut për të… duhet sa më shpejt me ndërhy, sepse ne nuk kena çfarë me bo… duhet me e lënë me vdek, çfarë me bërë…? Inshallah Zoti nuk e shkruan kurrë këtë, se dhe unë do vdes pas asaj.
“Allahu të shëroftë o mam.. allahu të ndihmoftë Çika ime. Unë krejt botës, krejt Kosovës, krejt shqiptarëve kudo ku janë, aman… paçin rahmet në fëmijët e tyre… të bëjnë çmos e të më ndihmojnë çikën. “-përfundon nëna e Arborës.