Ndalohet shoferi që “fluturoi” në digën e liqenit, Nina: Isha me 180km/h, kisha pirë tullumbace me azot

Ka zgjatur afro 2 muaj arratia e Emiliano Ninës, i riu i cili ‘fluturoi’ me makinën e tij ‘BMË X6’ në digën e liqenit në Tiranë. 28 vjeçari u arrestua në banesën e tij në zonën e 5 Majit në Tiranë, mbrëmjen e djeshme.

Ai përballet me 7 akuza. Në polici, 28 vjeçari ka deklaruar se kishte konsumuar një tullumbace me azot dhe po lëvizte me një shpejtësi prej afro 180km/h. Automjeti i tij lëvizte me shpejtësi nga “Rruga e Kosovarëve” e hyri mes për mes rrugës tjetër, duke ngjitur skarpatën e duke ndaluar veçe në krye të digës së liqenit, pa përfunduar veçse në ujë.

Pas aksidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit, u arrestuar Eldi Allushi, i cili fillimisht u tha oficerëve se kishte qenë ai shoferi, por më pas ndërroi dëshminë duke treguar të vërtetën.

Emiljano Nina, kushëri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka qenë në kërkim edhe për akuzën e dhunës në familje, krim për të cilën është dënuar me 8 muaj