Ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, kush ishte Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 86 vjeçare. Mes skandaleve, biznesit të medias dhe politikës, Berlusconi ishte një ndër politikanët më karizmatik të Italisë.

Berlusconi vuante nga një sëmundje kanceri në gjak, e njohur si myelomonocyte leukaemia, sëmundje e rrallë. Njëkohësisht, për shkak të prekjes nga Covid-19 në vitin 2020, Berlusconi pati një sërë komplikimesh shëndetësore.

Silvio Berlusconi do të mbahet mend si një ndër politikanët me karrierën më të gjatë në Itali. 4 herë kryeministër i vendit, shpesh herë thuhej se karriera e tij kishte përfunduar, vetëm për të parë sesi Berlusconi rikthehej sërish në politikë.

Për 9 vite me radhë ai u detyrua të mos marrë pjesë dot në jetën politike për shkak të fajësimit për mashtrim me taksat. Pavarësisht kësaj, Berlusconi u rikthye në parlament dhe u zgjodh në Senat para se të mbushte 86 vjeç në shtator të vitit të kaluar.

Shpesh jeta e tij private- dëshira për ta rrethuar veten me vajza të reja dhe skandalet e shumta- e kthyen ish kryeministrin në lajm të parë në të gjitha mediat e botës.

Si reagim për vdekjen e tij, Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto tha se “një epokë përfundoi, një epokë po mbyllet”