Ndërron jetë “James Bond-i” i bamirësisë… njeriu që dha të gjithë pasurinë për të tjerët

Ndërroi jetë qetësisht në moshën 92 vjeçare dhe pas la një vepër që shumë pak njerëz e kryejnë.

Charles Francis Feeney arriti të dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, mbi 8 miliardë dollarë. Dhe veprimtarinë e tij bamirëse, sipërmarrësi me origjinë irlandezo-amerikane, e kreu derisa ishte gjallë në këtë botë të përkohshme.

“Chuck” siç e thërrisnin miqtë e familjarët, dha përmes viteve një sasi prej 8 miliardë dollarësh, nga ndërtimi i shkollave e spitaleve e deri tek ushqimi e veshmbathja për të pamundurit, në 5 kontinente të botës.

“Kam patur përherë një ide e cila nuk ndryshoi kurrë në mendjen time… se gjithkush do duhet ta përdorë pasurinë e tij për të ndihmuar njerëzit… provojeni, sepse do t’ju pëlqejë (të jepni/dhuroni). Sepse është shumë herë më mirë të jepni sa jeni gjallë, sesa kur të largoheni nga kjo botë”-thoshte i ndjeri

Feeney e nisi punën në kohën e Depresionit të Madh (vitet ’30 të shekullit të kaluar) dhe përmes punës arriti të krijojë “Duty Free Shoppers”, një zinxhir ‘duty-free’ nëpër aeroporte, i specializuar në shitjen e të mirave materiale.

Që në vitin 1982, Feeney dhe familja e tij krijuan një fondacion, ku kaluan ndër vite të gjithë pasurinë në shërbim të bamirësisë e ndihmës për të tjerët. Shpesh herë, Feeney njihej si “James Bond-i” i bamirësisë dhe disa vite më parë, kur vetë doli “në pension”, Feeney mbajti për veten e familjen një shumë prej 2 milionë dollarësh… me fjalë të tjera, dha 375,000% më shumë sesa mbajti për veten e të shoqen.

Për më tepër ndiqni artikullin e “Forbes”