Ndërron jetë trajneri legjendar Eriksson

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, ish trajneri i Anglisë Sven-Goran Eriksson.

Në muajin janar Erikson u diagnostikua me kancer, ndërsa këtë të hënë ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij. Familjarët e përcollën lajmin duke thënë se “Eriksson u shua këtë mëngjes, i rrethuar nga familjarët”

Trajneri suedez drejtoi 12 klube në karrierën e tij të gjatë, përfshi këtu Manchester City, Leicester, Romën e Lazio, duke fitua plot 18 trofe.

Eriksson e la futbollin në moshën 27 vjeçare dhe që në atë kohë nisi karrierën si trajner me ekipin e Degerfors (Suedi) në vitin e largët 1977. Eriksson ishte i pari trajner i huaj që drejtoi kombëtaren e Anglisë.