Ka përfunduar në “Air Albania” ndeshja e fundit e Shqipërisë për kualifikueset e Euro24, teksa Shqipëria do të shkojë në Berlin, si kryesuese e grupit E.
Ndeshja me Ishut Faroe përfundoi pa rrjeta të prekura. Pavarësisht rasteve, kuqezinjtë nuk kanë mundur të finalizojnë, e gjithsesi, pika e fituar me barazimin na vendos në krye të grupit E.
Tanimë koha është për të festuar, ndërsa më 2 dhjetor, do të mësojmë se cilat skuadra do të kemi përballë në Euro24.