Ndez zjarr në tokën e tij, 60 vjeçari humb jetën në orvatje për të shuar flakët

Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Krutje të Lushnjes. Sipas hetimit paraprak, policia njofton se 60 vjeçari ka ndezur një zjarr në tokën e tij. Por teksa flakët mesa duket kanë dalë jashtë kontrollit, i moshuari është asfiksuar në orvatje për të shuar zjarrin.

Mbi rastin vijon hetimi për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

“Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.”-njofton policia.