Ndihmonte të atin në ngarkimin e stivave me bar, ndërron jetë tragjikisht 22 vjeçari shqiptar

Një 22 vjeçar nga fshati Shëndëlli i Konispolit, ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së djeshme. Kristi Doda, po ngarkonte stiva me bar së bashku me të atin, kur aksidentalisht ka rënë nga lartësia duke marrë lëndime të rënda.

22 vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Kristi ishte një prej katër fëmijëve të familjes, njëherësh edhe ndihma me e madhe e babait.