“Ndjenjë e papërshkrueshme” Qytetarët e Kosovës tanimë mund të udhëtojnë pa viza

Pas vitesh e vitesh pritje, më në fund, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza. Që nga 1 janari, hyn në fuqi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen, përjashto Spanjën e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

REL ka intervistuar disa prej qytetarëve që udhëtuan më 1 janar pa viza, udhëtim i cili u pagua nga qeveria e Kosovës (50 në total)  me destinacion kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.