Ndodh edhe kjo, në Shkodër i vihet tritol agjencisë funerale

Një sasi ekplozivi ka shpërthyer mëngjesin e të enjtes në Shkodër. “Objektiv” ka qenë një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur në lagjen “Skënderbeg”.  Shpërthimit ndodhi rreth orës 3:20 të mëngjesit. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, ndërsa si pasojë e shpërthimit, dera e biznesit u shkatërrua.

“Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., (Flora Firza) është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë.

Grupi hetimor dhe prokurori i rastit po hetojnë kamerat e sigurisë përreth zonës. Pista e deritanishme e hetimit ka të bëjë me atë të konkurrencës.