Ndodh edhe kjo… punëtorët hedhin mobiljet nga kati i pestë në Durrës

Një lajthitje që mund t’i kushtonte jetën një kalimtari, një fëmije… një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në lagjen nr.17 në Durrës, atje ku disa punonjës kanë gjetur ‘zgjidhje’ për t’i lëvizur mobiljet e vjetra në mënyrë të shpejtë, por njëkohësisht duke u bërë një burim rreziku serioz për kalimtarët.

Kanë qenë banorët e pallateve pranë të cilët kanë vënë në dijeni policinë mbi rastin, ndërsa autoritetet i kanë vënë në pranga dy punëtorët që hidhnin mobiljet e vjetra nga kati i pestë i pallatit