Në burg 22 vjeç, gjykata e nxjerr të pafajshëm në moshën 70 vjeçare, historia tragjike e Glynn Simmons

Një gjyqtar në Oklahoma të SHBA-ve ka shpallur të pafajshëm një burrë i cili 48 vite të jetës së tij i kaloi në burg si fajtor i një vrasje, që ai nuk e kishte kryer. Glynn Simmons doli nga burgu në moshën 70 vjeçare, në rastin më të gjatë të njohur të një vendimi të gabuar në historinë e drejtësisë amerikane.

Të martën gjyqtari Amy Palumbo e deklaroi të pafajshëm 70 vjeçarin. Ai u dënua në vitin 1974 për vrasjen e Carolyn Sue Rogers, gjatë një grabitje të ndodhur në një dyqan që shiste alkool në Oklahoma. Në atë kohë Simmons ishte veçse 22 vjeçar. Gjykata e dënoi me vdekje. Dënimi më tutje u ul në burgim të përjetshëm.

Simmons u deklarua përgjatë dekadave i pafajshëm, duke thënë se në kohën e vrasjes ai kishte qenë në shtëpinë e tij. Ditën kur dëgjoi gjykatësin se ai ishte i pafajshëm, 70 vjeçari buzëqeshi dhe tha pak fjalë… “e prita këtë moment për kaq shumë kohë”

Aktualisht 70 vjeçari po lufton me një sëmundje të rëndë, kancer në mëlçi. Falë hapjes së një thirrje për ndihmë në GoFundMe, e cila ka mbledhur mijëra dollarë, burri në moshë po kryen kemioterapinë.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al