Në burg për shfrytëzimin e djalit në Tik Tok, dyshime se Kumaraku mund të jetë i përfshirë në vepra tjera

“Kaq muhabet nga Kumaraku”

Kjo është fraza që 44 vjeçari tha pasi mësoi në gjykatë se do të qëndrojë në burg për akuzën e shfrytëzimit të të birit 10 vjeçar nëpër video Tik Tok-u. Po e njëjta frazë, rezulton të jetë thënë nga Armando Kumaraku, në një video që duket se e implikon në një tjetër vepër penale

Një video e publikuar së fundmi në JOQ, tregon momentin kur 44 vjeçari filmon dy vajza të cilat zhvishen përpara kameras. Kumaraku, i cili filmon me celular, dëgjohet teksa i thotë vajzave të heqin pantallonat dhe se ‘një shoku i tij’ do të kryejë marrëdhënie seksuale me to.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjykata vendosi masën e arrestit me burg pa afat për Natasha Rombula dhe të birin Armando Kumaraku. Nënë e bijë u denoncuan nga ish bashkëshortja e 44 vjeçarit dy muaj më parë, në lidhje me pretendimin se djali 10 vjeçar i Kumarakut, përdorej nga ky i fundit dhe gjyshja për video në rrjetin social Tik Tok, me qëllim përfitimin monetar.

Pasi u njohën me masën e arrestit, ‘Tasha e Tik Tokut’ tha se ishte gjyshe heroinë që kishte rritur nipin, ndërsa Kumaraku buzëqeshi para kamerave duke përdorur shprehjen ‘kaq muhabet’.