Në Japoni jetojnë mbi 90 mijë persona që kanë moshë 100 vjeç e më sipër

Japonia duket se e ka “çimentuar” rekordin për vendin me jetëgjatësinë më të madhe, teksa numri i personave që i kanë lënë 100 vjeçët, është mbi 90 mijë.

Siç shkruan media lokale, në 53 vitet e fundit ka patur një rritje konstante të personave që i kanë kaluar 1 shekull jetë në vend. Gratë janë shumica dërrmuese e personave që i kanë mbushur tashmë 100 vjet. Aktualisht gruaja me moshën më të madhe është një 116 vjeçare e quajtur Tatsumi Fusa, e cila jeton në prefekturën e Osakës dhe lindi më 1907.

Ishte viti 1963 kur qeveria e atëkohshme vendosi një kuadër ligjor për kujdesin e të moshuarve që kalojnë 100 vjetët. Në atë kohë ishin veçse 153 persona, dërsa tanimë mëse 90 mijë të tillë.

Prefektura me numrin më të lartë të moshave mbi 1 shekull, rezulton se jetë Shimane.

Burimi: Nippon.com/ Përshtati: FCH.al