Në kohën e vendin e duhur, momenti kur dy rojet shpëtojnë jetën e një vogëlushi që po mbytej

Dy roje sigurie në një stacion karburanti në Beverly Hills, janë kthyer në herojtë e ditës, pasi arritën t’i shpëtojnë jetën një fëmije që ishte mbytur nga ushqimi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur nëna e vogëlushit zbret nga makina me fëmijën në krahë, duke qarë dhe duke u lutur nëse ka ndonjë doktor.

Rojet e sigurisë Joey Madrigal dhe Niko Nesbeth po kalonin rastësisht aty, kur panë gruan dhe i dolën menjëherë në ndihmë. Fytyra e fëmijës kishte marrë ngjyrë në blu, ndërsa vogëlushi nuk merrte frymë. Rojet ndërhynë dhe fatmirësisht, mundën të lirojnë rrugën e frymëmarrjes për të miturin.

Dy rojet e sigurisë besojnë se ishte me të vërtetë një ndërhyrje hyjnore ajo që ndodhi, pasi gruaja ndaloi për të kërkuar ndihmë pikërisht në momentin që ata ndodheshin aty.