Në luftë për jetën, Arnisi nga Kosova ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Ditët kalojnë dhe problemet e tij veçse shtohen. Në spital është i lidhur me aparatin e dializës, pasi veshkat i janë dobësuar ndjeshëm.

Arnisi është veçse 2 vjeç. Ende nuk mundet të kuptojë se çfarë po ndodh. Vogëlushi nga Rahoveci i Kosovës qan papushim prej dhimbjeve që e kanë kapluar, ndërsa nëna e babai bëjnë ç’të munden për ta qetësuar.

Por situata shëndetësore e Arnisit, sa vjen e rëndohet. Vogëlushi ka kaluar momente tepër kritike përgjatë ditëve të fundit, aqsa prindërit e tij kanë menduar se do ta humbin.

Familja nga Kosova po përballet me një makth. Fëmija i tyre rrezikon jetën. Arnisi duhet të niset sa më parë jashtë shtetit për kurim të specializuar dhe me gjasë për një transplant të veshkës. Por nëna e babai i vogëlushit nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kurimin e kushtueshëm.

Të dëshpëruar, ata u luten për ndihmë shqiptarëve zemërmirë, si të vetmen shpresë të tyren për të shpëtuar evladin.