Në nder të babait të ndjerë, ky 12 vjeçar vrapoi për kilometra: Ngriti afro 100,000 euro fonde për bamirësi

“Shkuam për pushime familjarisht në Portugali, unë im shoq dhe dy fëmijët…në mesin e pushimeve, im shoq Sajmon pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë”

Kështu tregon Natalia, nënë e dy fëmijëve, e cila mbeti e vetme pas fatkeqësisë që i ndodhi të shoqit. Humbja e kryefamiljarit ishte një tragjedi veçanërisht për dy fëmijët e vegjël, Aleksandrin dhe motrën e tij të vogël Olivia.

Por 12 vjeçari, Aleksandri, vendosi që dhimbjen për të atin ta shndërronte në diçka të mirë, në një vepër për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve. Ai u lidh me një organizatë bamirëse (në Britani) dhe nisi të vrapojë  me qëllim mbledhjen e fondeve për bamiësi.

“Babait tim i pëlqente të vraponte. Çdo fundjavë atë e gjej duke vrapuar në parkun që kemi pranë shtëpisë… doja të bëja diçka për tim atë”-tregoi 12 vjeçari.

Aleksandri vrapoi për 5 kilometër, ndërsa historia e vepra e tij ngriri afro 100 mijë euro në fonde për bamirësi.

Historia u publikua nga BBC pak ditë më parë. Për të parë videon, klikoni KËTU