I dëshpëruar dhe zemërthyer, ky baba nga Mitrovica qëndron prej ditësh në spital. Në njërën prej dhomave ndodhet vajza e tij, e sëmurë rëndë me një diagnozë që ia ka hedhur mbi krye tërë peshën e botës.
Vajza e tij 15 vjeçe, nuk u ndje mirë një ditë. Pësoi marramendje dhe dhimbje të forta të kokës. Mjekët i treguan pas vizitave e analizave, se e bija kishte tumor në kokë. Ditë kanë kaluar nga lajmi i hidhur, ndërsa gjendja e vajzës veçse përkeqësohet. Tanimë Atika 15 vjeçe nuk ecën dot më. Dhimbjet i ka të padurueshme, ndërsa i ati s’mundet të bëjë dot asgjë.
Në pamundësi për ta dërguar të bijën për kurim jashtë shtetit, ky baba lutet mes lotëve për ndihmë.
DHURO TANI!
Ndihma jote i jep shpresë dikujt që është më i pafat se ty!