Në varfëri, e vetme kujdeset për të birin e sëmurë… nënë Sania mbushet në lot gëzimi këtë Ramazan

Në emisionin e kësaj të shtune, ndalemi në derën e një nëne të sprovuar, e cila jeton e vetme me të birin me probleme të shëndetit. Nënë Sania ka humbur shumë të dashur në këtë botë dhe i bën shërbim të birit për shkak të kushteve të tij.

Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, Fondacioni Firdeus ka trokitur në shtëpinë e nënë Sanies, për ta lumturuar e për t’i dhënë lajmin se ajo nuk është e vetme në sprovat e saj.

Fatma: Ke kaluar një jetë të vështirë. Ke humbur shumë të dashur e sot jeton vetëm, me një djalë të cilit i bën shërbim. Djali është i madh dhe në këtë moshë do të duhet të të shërbente ai ty, por i shërben ti për shkak të kushteve shëndetësore që ai ka

Fatma Do më thuash pak, çfarë ke gatuar sot për iftar?

Nënë Sania: Të them të drejtën, ende nuk e kam menduar…

Fatma: Do te na lejosh të lutem të të bëjmë një dhuratë të vogël, ta kesh më të lehtë muajin e Ramazanit.

Por mirësia për këtë nënë të vuajtur nuk përfundon me kaq. Fondacioni “Firdeus” ka vendosur që ta ndihmojë nënë Sanien duke i siguruar asaj një pension mujor, për t’ja lehtësuar barrën.

Fatma: Të falenderoj shumë, që na i pranove këto dhurata.

Nënë Sania: Ju faleminderit, sepse ju keni bërë shumë, jeni të mrekullueshëm.

Fatma: Ke një pension mujor, çdo muaj, nga Fondacioni Firdeus

Nënë Sania: Allahua ua shpërbleftë (përlotet)

Fatma: Zoti të shpërbleftë ty, që je kaq e mirë dhe e dashur

Nënë Sania: Ju uroj vetëm të mira, Allahu ua shpërbleftë, faleminderit shumë. Nuk kam fjalë t’ju falenderoj… oh Zoti im…