Në podcast me Elvis Naçin, diskutimi ndaloi tek figura më e lartë e besimit Islam, tek Profeti Muhamed alejhi selam.
Pasi treguam për sprovat e tij të mëdha dhe se përse Zoti i Gjithësisë i sprovon njerëzit e tij, Elvisi ndaloi në një histori dashurie, atë mes Zejnepit (vajza Profetit) dhe një burri që nuk besonte në Islam.
Por cila ishte kjo dashuri e madhe, e krahasuar me historinë e ‘Romeos e Xhulietës’, dhe një shembull që tregon mbi natyrën fisnike të Profetit Muhamed a.s
Ju ftojmë ta ndiqni në këtë video ose ta lexoni përmes rreshtave të mëposhtëm:
Elvisi: Zejnepi e donte shumë bashkëshortin dhe ky i fundit, e donte shumë vajzën e Pejgamberit. Njerëzit e Mekës, armiqtë e islamit, i thonin ndaje vajzën e Pejgamberit, se ai ishte akoma në fenë e idhujve, në fenë e mushkrikëve.
Por ai tha (bashkëshorti i Zejnepit) unë nuk e ndaj dhe nuk e vendos atë me asnjë femër tjetër. Pasi kaluan vitet dhe Pejgamberi kaloi në Medine, vajza mbeti besnike me bashkëshortin edhe pse ky i fundit nuk ishte bërë musliman.
Në luftën e Bedrit fitojnë muslimanët dhe bashkëshorti i vajzës së pejgamberit, mbetet tek robërit e luftës së Bedrit. Pejgamberi për të mos i bërë dëm, kush paguante veten e vet ose kush i mësonte arsim 10 muslimanëve, lirohej. Ndodhi një gjë prekëse… vetëm ku shikon gjerdanin e Hatixhesë, bashkëshortes që e ka dashur shumë e kishte ndërruar jetë. Hatixheja e kishte marrë atë gjerdan nga Profeti dhe atë ia kishte dhënë vajzës së vet, Zejnepit. Ajo nuk kishte pasuri tjetër dhe gjerdanin e dërgon për ta liruar burrin e vet. E kur e ka parë Pejgamberi i kanë dalë lot sepse i është kujtuar Hatixhja. I ka thënë shokëve të vet, a e shikoni të arsyeshme ta lirojmë bashkëshortin e Zejnepit dhe tja kthejmë gjerdanin. Ata ranë dakort që ai të shkonte në Mekë, por i lanë një kusht. Ma jep fjalën që do ta nisësh Zejnepin në Medinë. Por ai nuk po bëhej besimtar dhe u bë shkëputja mes dy bashkëshortëve.
Pas njëfarë kohe, bashkëshorti i Zejnepes, në këtë rast ishin ndarë, shkon në Sham për tregti. Ai kapet përsëri rob dhe vjen në Medinë. Tregohet se ai i kërkon ndihmë vajzës së Pejgamberit. Në islam ka një rregull, nëse dikush e merr përsipër dikënd që është kapur apo ka bërë diçka, pra nëse e merr përsipër si amanet, në islam njihet që ta mbajë amanetin. Pejgamberi shkon për të falur namazin vetëm kur dëgjon një zë… që tha “filanin, për bashkëshortin e Zejnepit (pa e ditur Pejgamberi) e kam marrë unë në mbrojtjen time”. Pejgamberi ishte gati për të falur namazin. Pasi përfundon pyet “o njerëz, a dëgjuar edhe ju atë që dëgjova unë?”
U tha: A e dini se këtë njeri e ka marrë në mbrojtje Zejnepi, ka marrë përsipër ish bashkëshortin? I pyeti: A jeni dakort me këtë? Të pranishmit pranuan. Më pas Pejgamberi i tha: Jam dakort me ju
Pejgamberi i tha vetëm një gjë ish bashkëshortit të Zejnepit: “Bëhu musliman”… dhe ai sërish i tha: Jo nuk bëhem!
Ai u rikthye sërish në Mekë dhe u tha “pasurinë që ua kisha marrë me tregtinë, do ua kthej”. A e dini pse nuk e kam pranuar islamin deri tani? Sepse po ta pranoja, njerëzit do të thonin e pranoi islamin për të mbajtur pasurinë tonë. Unë e kam pasur njet për t’u bërë musliman para kësaj. Por, solla pasurinë tuaj dhe tani them (shehadetin) ““Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu”.
Kështu e pranoi islamin. Bashkëshorti i Zejnepit, shkoi më pas të përballet me Profetin Muhamed a.s. I tha të Dërguarit, unë e pranova islamin i lirë. Pejgamberi i tha “çohu bir” dhe u nisën drejt Zejnepit.
Kur Zejnepi ka hapur derën, ka parë të shoqin. Bashkimi tyre ishte gëzim… sepse ata të dy kanë dashur shumë njëri tjetrin.
Vite më vonë, Zejnepi ndërron jetë. Tregojnë që në atë varrim nuk pushonin lotët e Pejgamberit dhe nuk pushonin lotët e bashkëshortit të vajzës së Pejgamberit. Ai mbështetet në krah dhe i thotë “o i Dërguari i Zotit, nuk ka më jetë për mua”… dhe në fakt, ai ndërroi jetë një vit më pas.