Në episodin e fundit të Podcast me Elvisin, ndalojmë në një prej përjetimeve më të bukura e të fuqishme, atë të Natës së madhe të Miraxhit.
Elvisi tregon mes emocioneve dhe i shoqëruar nga bilbili i Kur’anit Egzon Ibrahimi, udhëtimin e Profetit Muhamed alejhi selam drejt xhenetit të lartë, takimin me Pejgamberët e tjerë dhe përballjen me Krijuesin e Gjithësisë
Për Natën e Miraxhit Elvis, le të flasim pak…
Elvisi: Vjen Xhebrail Emini. Pejgamberi alejhi selam ishte fjetur. Xhebraili e zgjon dhe i thotë… Çohu Muhamed, se sot është nata jote”
Profetit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja Hatixhja, edhe xhaxhai që e mbronte. Ai kishte mbetur i vetëm në sprovën e madhe të mekasve. Dhe Zoti, sikur desh me i thënë, këto të dy që i kishte përkrah ikën, por mjafton që ke Allahun e Madhërueshëm. Zoti i Gjithësisë ia dërgon Xhebrail Eminin.
Ajo që më ka bërë përshtypje, që s’mund ta harroj dot është që… ka qenë Xhebrail Emini me Burakun. Buraku ishte një mjet i cili shpejtësinë e dritës e ka shumë të ngadaltë. Sepse thoshte Pejgamberi për Burakun, atje ku i shihte syri, atje vendoste këmbën. Ylli më i afërt është me vite dritë largësi, kurse Buraku ishte në çast atje…
Xhebraili e kishte me vete, e kur desh Profeti të hypë, ai (Buraku) e kundërshtoi. E di çfarë i ka thënë Xhebrail Emini?
“O Burak, bindu, se pasha Zotin e Gjithësisë, nuk ka parë njerëzimi ndonjëherë më të madh sesa ai që do të udhëtojë sot me ty”
Pra, Xhebraili e lavdëroi shumë Profetin, kur Buraku, kishte krenarinë e vet.
Niset Pejgamberi alejhi selam, Xhebraili, e Buraku. E para, ka kaluar në Medine. Në çast shkuan. Xhebraili i thotë, “fali dy rekatë këtu”.
Pejgamberi e ka pyetur ‘përse këtu?”.
“Fali se do ta marrësh vesh”-i thotë Xhebrail Emini.
Kur udhëtoi në Medine, e kuptoi pastaj që ishte vendi ku do të emigronte.
Kanë vazhguar dhe kanë ndaluar sërish. Xhebraili i ka thënë sërish.
“Fali këtu dy rekatë”
Përse o Xhebrail?-e ka pyetur Pejgamberi.
“Këtu është kodra Tur. Këtu Allahu i ka folur Musasë”-iu përgjigj Xhebrail Emini.
Pastaj e ka ndaluar në një vend tjetër për t’u falur.
“Po këtu, pse t’i fal dy rekatë?”-e ka pyetur Pejgamberi.
“Këtu ka lindur Isai alejhi selam”- i është përgjigjur Xhebrail Emini.
Kjo është rrugës që ka shkuar për në Masjid al Aqsa (Xhaminë e Al Aksa)
Pejgamberi alejhi selam ishte nisur me Xhebral Eminin në Al Aksa. Kur kanë zbritur, para se të hyjnë në xhami, i ka dalë një krijesë Pejgamberit, e ka thirrur.
“O Xhebrail kush është?”-e ka pyetur Pejgamberi
“Vazhdo rrugën!”-i ka thënë Xhebraili.
Më pas përpara i ka parë tre njerëz që i kanë dhënë selam
“Ktheji selamin dhe vazhdo”-i ka thënë Xhebrail Emini.
Kur e ka pyetur prapa Pejgamberi, Xhebraili i është përgjigjur:
I pari ishte Shejtani, të thirri në dynja ti nuk pranove. Tre personat e tjerë, shumë të afërt me ty, Ibrahimi, Musai dhe Isai alejhi selam.
Edhe ata ishin duke ardhur në Al Aksa. Pejgamberët shkojnë përpara Pejgamberit tonë atje dhe e presin vizitën që do të bënte ai në Mesxhid al Alksa. Dhe hyjnë dy krijesa të mëdhaja, më të mëdhatë nga bota e njerëzve dhe engjëjve, Xhebrail Emini e Muhamedi alejhi selam.
Në kohën që kanë hyrë, thirret ikameti. Të gjithë këto Pejgamberë do t’i falnin dy rekatë Allahut të Madhërueshëm. Por kishte nevojë për një imam. Të gjithë Pejgamberët që ishin aty e kishin përfunduar misionin, i vetmi që ishte në mision akoma ishte Muhamedi alejhi selam. Xhebrail Emini e ka marrë për dore Profetin, dhe i ka thënë… “Muhamed, ty të takon të falësh imam”
Është namazi më i famshëm, imami më i mirë, xhemati më i mirë. Nuk ka të dytë si ky namaz.
Janë falur dy rekatë. I kanë dhënë selam njëri- tjetrit. Pejgamberi tanimë do të bënte Natën e famshme të Miraxhit.
Zoti i Gjithësisë e kishte thirrur në takim, gjë e cila ishte përshkruar fuqishëm në Librat e Shenjtë më përpara… një nga ato, është ëndrra e Danielit, i cili ka thënë ‘e thërret birin e njeriut, lart në audiencën e Tij Hyjnore’.
Thotë (Pejgamberi) ‘jemi nisur, dhe kemi shkuar në qiellin e dynjasë. Kur kemi shkuar, është pyetur… ‘kush është? A shoqërohesh nga dikush? Xhebraili i thotë, (shoqërohem) nga Muhamedi. I ka thënë ‘nga Muhamedi që i është dërguar Shpallja’. Ai është i përgjigjet (Xhebraili). Dyert hapen.
Kam hyrë thotë (Pejgamberi) në qiellin e parë dhe kam takuar Ademin Alejhi Selam. I ka thënë Ademi selam alejkum, Pejgamberi alejkum selam. Ademi i ka thënë.. ‘O djali im, çfarë djali i mirë dhe i mrekullueshëm je”.
Pejgamberi thotë se Ademi alejhi selam kur kthehej djathtas qeshte, kur kthehej majtas qante. Xhebrail Emini i shpjegon, qesh për ata që do të shkojnë në xhenet, mërzitet si një baba për ata që do të shkojnë në zjarr.
E kemi lënë qiellin e parë dhe i jemi afruar qiellit të dytë, thotë Pejgamberi. Në qiellin e dytë, kam gjetur dy djemtë e tezes, bashkë me njëri- tjetrin. E kam takuar Isën ajelhi selam dhe Jahja-n alejhi selam.
Në qiellin e tretë, kemi takuar Jusufin alejhi selam. I ishte dhënë gjysma e bukurisë së kësaj bote, thotë Pejgamberi.
Në qiellin e katërt, kemi takuar Idrisin alejhi selam. Në qiellin e pestë ka takuar Harunin. Në qiellin e gjashtë Musa alejhi selam. Musa e ka pritur me selam, e ka pritur ngrohtë. Sa është ngritur për në qiellin e shtatë me Xhebrailin, ka qarë. Pejgamberi e ka parë në kohën që ka qenë duke u ngritur dhe e ka pyetur ‘Përse qan o Xhebrail Musai’. Xhebraili i ka thënë… ‘Qan, sepse një njeri në tokë doli se do të ketë më shumë pasues sesa ai’. Musai ishtë më i famshmi, më i padiskutueshmi e më jetëgjati me Teuratin. Kur Musai ka ikur prej Egjiptit, kanë qenë 600 mijë prej beinsrailëve, pastaj janë bërë me miliona. Ymeti i Muhamedit alejhi selam është me miliarda. I pari është Profeti jonë përsa i përket madhësisë së Ymetit.
Pejgamberi ikën në qiellin e shtatë. Janë hapur dyert dhe ka parë një njeri që i ngjasonte shumë. Xhebrailin ka pyetur “Kush është ky njeri i nderuar që më ngjan mua dhe është mbështetur në Bejtul Ma’mur?”
Ka thënë… “Ky është babai yt, Ibrahimi alejhi selam”.
Pejgamberi Ibrahim i ka thënë Pejgamberit… “Mirë se erdhe Pejgamber i madh, mirë se erdhe bir i nderuar. Nder i madh të është dhënë. Ti je dielli ynë”
Pastaj thotë (Pejgamberi Muhamed) “vazhduam me Xhebrail Eminin. Pasi kaluam qiellin e shtatë, kemi parë gjëra të paimagjinueshme. U hap një hapësirë e dritë e madhe nëpër hapësira të tjera pas shtatë qiejve. Ndodhi diçka e çuditshme. Pashë një spektakël të madh, një nur të madh, një dritë të madhe… kur ktheva kokën djathtas e pashë që Xhebrail Emini ishte strukur si një zog i lagur. Aty e kuptova mirësinë e tij ndaj meje, që ai u frikësonte më shumë Allahut Xhele xhelaluhu sesa unë, sepse ai e njeh më mirë Zotin e tij.”
Pejgamberi nuk e ka besuar sesa ishte frikësuar.
Xhebrail Emini i ka thënë “Ndal o Muhamed…” I ka thënë “Unë nuk vazhdoj dot më”.
Pejgamberi e ka pyetur “O Xhebrail, po unë?”
“Ti duhet të vazhdosh, për t’u afruar tek Allahu Madhërishëm”-i ka thënë Xhebrail Emini.
Ti do të qëndrosh dhe unë do të vazhdoj… ku jam tretur unë?”-i ka thënë Pejgamberi.
“Mos u mërzit Muhamed, Drita e Zotit është me ty, Nuri i Zotit është me ty, Mëshira e Zotit është me tym Dashuria e Allahut është me ty… unë nuk kam më shanse, po të hedh dhe një hap, digjem i tëri”-i thotë Xhebrail Emini.
I Dashuri i Zotit, Muhamedi alejhi selam, thotë… “Kam vazhduar i vetëm, derisa kam arritur në vendin e njohur “At Sidratul Muntaha”. Do të thotë vendi i kufirit maksimal, ku mund të shkojë njeriu. Thotë Pejgamberi… “Kur unë kam arritur në këtë vend, nga ajo shihej xheneti i lartë.”
Mori një pamje, mori një ngjyrim, një hijeshi, ku çdo gjë përfytyrohej, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Çdo gjë që ka ndodhur në të gjithë historinë, qëkur filloi Universi e derisa të shkatërrohet. Çdo gjë që ka ekzistuar, çdo gjë do të ekzistojë… po të jesh atje, mund ta shohësh. Në Sidratul Muntaha nuk ka kohë, çdo gjë në të përfytyrohet.
“Nuk ka njeri në Tokë, sado i zgjuar, mençur, orator të jetë, Sidretul Muntahan nuk e përshkruan dot”
Ka thënë (Pejgamberi), “nuk mundem dot (ta përshkruaj).
Pejgamberi është afruar afër Zotit të Gjithësisë dhe ka thënë… “O Zot, Ademin vetë e gatove, Nuhun nga përmbytja e madhe e shpëtove, Ibrahimin mik të ngushtë e zgjodhe, me Musanë Ti Vetë fole, Isanë shumë e nderove, Zot, të qofsha falë, ku më klasifikove?”
Pra e ndjeu veten afër të Gjithëfuqishmit. Pa një përkujdesje… njeriu anon nga frika, por ai (Pejgamberi) aty e kuptoi më shumë, se Zoti i Gjithësisë është Ai që ka në dorë gjithçka, dhe ai (Pejgamberi) ndjeu sigurinë Absolute.
Allahu i është përgjigjur… “Mos u ngut Muhamed. Ku të kam ngjitur, kush nuk ka ardhur. Ku je ti, asnjë nuk e pati shansin. Meqë po më kërkon, unë do të jap një privilegj… A je i kënaqur që pas Emrit Tim, direkt të vijë emri yt?”
Nuk ka nder më të madh, t’i jepet nderi, lavdia, mundësia, që pas Emrit të Atij që është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, ta kesh shansin që pas EMRIT TË TIJ, ta kesh emrin ti.
Nderi më i madh që i është dhënë Muhamedit alejhi selam, është që Zoti ka thënë
“Pasha jetën tënde o Muhamed, ata janë të dehur në verbërinë e tyre”
Pse Zoti i Gjithësisë, është betuar në gjithë jetën e Pejgamberit… sepse ai gjithë jetën e tij e pati për Allah. Nuk ndodh me asnjë krijesë tjetër, në asnjë Libër të Shenjtë, që Zoti të jetë betuar në gjithë jetën e një personi, përveçse Muhamedit alejhi selam.
Dhe thotë (Pejgamberi) isha afër Zotit të Gjithësisë dhe nuk doja të ikja kurrë prej aty.
Zoti i Gjithësisë e dinte që Muhamedi s’donte të shkëputej nga kto hapësira e për këtë arsye, i thotë, të kam urdhëruar 50 falje.
Pejgamberi zbret në qiellin e shtatë, në të gjashtë. Musa alejhi selam e kishte mbyllur misionin por e ndalon Muhamedin. Pejgamberi i ka thënë ‘më urdhëroi që t’i fal 50 vakte, unë dhe të gjithë muslimanët’. Musa i thotë, “mos e prano këtë gjë, Allahu është Mëshirues i Madh, lutju, sepse nuk e falin dot njerëzit 50 vakte.
Pejgamberi pa nga Xhebraili, pyeste a mund ta bënte dot këtë udhëtim. Ai nuk donte të largohej nga Allahu i Madhërueshëm
E Zoti i Madh e dinte këtë gjë, donte ta mbante pranë Muhamedin alejhi selam për atë natë. Xhebraili i thotë mund ta bësh dhe Pejgamberi u ngjit prap.
Ndiqeni në videon e mëposhtme vijimin e rrëfimit, i cili vazhdon nga minuta 59′.