Nëna e tre fëmijëve i kërkoi të ndaheshin, Kolë Manaj nuk pranonte… detaje të reja për krimin në Shkodër

Kolë Manaj, 34 vjeçari që qëlloi mbi bashkëjetuesen Anila Ndoka e më pas i mori jetën vetes, nuk ka pranuar faktin se 44 vjeçarja i ka kërkuar ndarjen pas afro 6 vitesh bashkëjetesë.

Është ky detaji i ri mbi të cilin po hetohet, ndërsa çifti kishte lënë të takohej ditën e martë (18 shkurt) për të sqaruar situatën e krijuar mes palëve. Krimi i rëndë ndodhi pikërisht në automjetin e 44 vjeçares Anila Ndoka, e cila punonte si punonjëse sociale në një qendër komunitare të Bashkisë së Shkodrës.

Më herët ka dyshime se 34 vjeçari Kolë Manaj i ka dërguar një video bashkëjetueses, ku kishte inskenuar vetëvrasjen e tij. E duket se të dy janë takuar për të sqaruar situatën e tensionuar. Gjatë takimit të çiftit, ka ndodhur dhe tragjedia. Manaj ka qëlluar me armë zjarri mbi 44 vjeçaren dhe më pas armën e ka drejtuar kah vetes, duke u vetëvrarë.

Anila, nëna e tre fëmijëve 20, 18 e 9 vjeç, u gjet me shenja jete dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital, në gjendje kritike. Mjekët kanë tentuar ta dërgojnë dy herë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por parametrat shëndetësore të 44 vjeçares janë të atillë që nuk lejojnë dot lëvizjen e saj drejt një mjekimi më të specializuar. Mjekët thonë se 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për nënën e tre fëmijëve.

Në afro 6 vite bashkëjetesë, Anila Ndoka nuk i është shprehur njerëzve të afërt në lidhje me ndonjë problem serioz në raport me partnetin e saj. Dyshime ka se konfliktet kanë nisur 10-15 ditët e fundit. Hetuesit vijojnë ende të thellojnë kërkimet për të zbuluar se cili ka qenë motivi i krimit dhe cilat kanë qenë elementët që kanë prodhuar veprimin ekstrem të 34 vjeçarit.

Në lidhje me konfliktin e dukshëm por ende të pazbuluar të çiftit, kanë folur dhe familjarë të 34 vjeçarit Kolë Manaj.

“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të.
Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë.
Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha për News24 në kushtet e anonimatit një i afërm i 34 vjeçarit