Nëna kallëzon në policinë e Elbasanit: Dy burra më dhunuan djalin me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në një fshat të Elbasanit, atje ku dy burra dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeçar me aftësi të kufizuara.

Denoncimin për rastin e ka bërë nëna e djalit, e cila është paraqitur në policinë e Elbasanit së bashku me të birin.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia.