Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar të hënën (2 shkurt) dënimin me 6 vite burgim të Erdgys Arrazit, për akuzën e nxitjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi. Kjo e fundit majin e vitit të kaluar u hodh në lumin Buna drejt vetëvrasjes së saj, ndërsa me vete mori dhe tre fëmijët e mitur, dy vajzat 9 e 8 vjeçe si dhe djalin 3 vjeçar.
Sipas organit të akuzës, kryefamiljari Erdgys Arrazi, ka ushtruar dhunë, tradhëtuar e kryer sjellje diskretituese në drejtim të Alma Arrazit, duke e shtyrë atë drejt vetëvrasjes, një akt ekstrem që i kushtoi jetën edhe tre fëmijëve të pafajshëm të çiftit.
Lidhur me të miturit, në prokurori u regjistrua akuza për vrasje, por në kushtet kur Alma Arrazi (personi akuzuar) ka humbur jetën, akuza penale bëhet nul dhe çështja është pushuar.
Prokuroria thotë në njoftimin e saj se përveç viktimave, në ngjarjen e rëndë nuk ka patur persona të tjerë të përfshirë.
Nëse dënohet, Erdgys Arrazi do të qëndrojë 4 vite pas hekurave pasi dënim i ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.