Neuroshkencëtarët zbulojnë se shtylla kurrizore mund mësojë dhe krijojë memorje pavarësisht nga truri

Shkencëtarët kanë zbuluar se shtylla kurrizore e njeriut mund të krijojë memorjen e tij individuale, të pavarur nga ajo e trurit. Zbulimi hap kësisoj dyer të reja për trajtimin e pacientëve me dëmtime në këtë pjesë të trupit si dhe sfidon botëkuptimin e shkencës në lidhje me njohuritë për qarqet neurotike jashtë trurit.

Prej kohësh shkencëtarët e dinë se shtylla kurrizore mund të nisë levizje reflektive pa nevojën e përfshirjes së trurit. Në studime po ashtu është vëzhguar aftësia e shtyllës kurrizore për të ‘mësuar’ lëvizjet trupore në varësi të eksperiencës së mëparshme. Por, deri më sot, mekanizmat neuronalë të përfshirë në këto procese, ishin një mister.

“Të mësuarit dhe memorja janë atribute që ne ia kushtojmë ekskluzivisht trurit, pavarësisht se ne e dinim prej mëse një shekulli se shtylla kurrizore mund të mësonte dhe adaptonte lëvizje në mungesë të trurit, ne nuk e dinimin sesi shtylla kurrizore mund të ‘mësonte’ dhe ‘memorizonte’”-shpjegoi Aya Tkeoka, një prej vëzhguesve në qendrën japoneze për Shkencën e Trurit.

Deri më tani shkencëtarët kanë konfirmuar se shtylla kurrizore mund të mësojë dhe ‘mbajë mend’ pavarësisht nga truri, ndërsa përgjegjës për këtë duket të jenë dy grupe qelizash nervore që kanë dy funksione të ndryshme e të ndara.

“Dy grupet e qelizave nervore kanë qëllime të ndryshme, një palë e cila ‘mëson’ dhe tjetra palë e cila ‘memorizon’”-shpjegoi Takeoka.

Zbulimet janë publikuar në revistën shkencore Science dhe janë një hap i mëtejshëm drejt zhvillimit të metodave të trajtimit të pacientëve me dëme në shtyllën kurrizore.