Nga Londra në Nju Jork për 1 orë, caktohet testimi i avionit supersonik për pasagjerë

20 vite më parë u krye Concorde francez do të kryente fluturimin e tij të fundit për pasagjerë, teksa kostot e larta të fluturimit, problemet teknike dhe në tërësi teknologjia nuk ishin frytëdhënëse mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë transportin e pasagjerëve në shpejtësi supersonike.

Kanë kaluar mbi 2 dekada e duket se transporti supersonik për pasagjerët do të rikthehet. Të paktën kështu premton një kompani ajrore e cila ka prezantuar avionin e saj supersonik për transportin e pasagjerëve. Kompania nga Teksas-i “Venus Aerospace” po planifikon tanimë të kryejë një test fluturimi në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim që avioni i tyre të jetë i përdorshëm për fluturime komerciale.

Avioni Venus Detonation Ram Jet 2000lb Thrust Engine, ka kapacitet të arrijë një shpejtësi “Mac6” (6 herë më shumë se shpejtësia e zërit). Me fjalë të tjera, avioni supersonik mund të përshkruajë distancën prej 3500 miljesh (5632.704 km) mes Londrës e Nju Jorkut në një kohë prej 60 minutash.

Avioni është dizenjuar që të ngrihet në lartësi më të mëdha se avionët tipikë komercialë dhe prej atje të vendosë në punë motorët e fuqishëm që kapin shpejtësi supersonike. Mjeti pritet të fluturojë aq lart sa të duket harkimi i planetit dhe errësira e hapësirës.

Veç kësaj kompanie, të tjera kompani po punojnë për të njëjtin qëllim, përfshi këtu edhe kompania kineze Space Transportation e cila po ndërton një “raketë me krahë” për turizmin hapësinor dhe transportin e njerëzve.