“Nga spitali më larguan, shkak pagesa” E prekur nga leuçemia, Miranda  lutet për ndihmën e shqiptarëvë

E lodhur nga kemioterapitë dhe përballë një sëmundje që rikthehet për herë të dytë. Me këtë situatë të vështirë përballet në lule të rinisë Miranda, shqiptare e Kosovës.

Miranda po lufton për herë të dytë me leuçeminë akute, e cila është rikthyer sërish dhe i rrezikon jetën. Miranda ka nisur kurimet, por prej afro 1 muaji nuk ka mundur dot të shkojë më në spital për shkak të pamundësisë për të paguar faturat financiare.

Përballë një sëmundje që i rrezikon jetën dhe në pamundësi për të gjetur mjetet financiare, kjo vajzë e Kosovës u lutet shqiptarëve, kudo ku ata janë, për ndihmë.

Donate Button

Ky është mesazhi i saj

“Quhem Miranda Hajdini. Jam diagnostikuar me leuçemi akute, për të dytën herë. Është hera e dytë që përballem me të njëjtën sëmundje, ndaj e lus Elvis Naçin e të gjithë shqiptarët, të gjithë ata që kanë mundësi me na ndihmu, me qëllim që të arrijmë të mbulojmë shumën e spitalit.

Më kanë larguar prej spitalit, për shkak të pagesës. Janë munduar të më ndihmojnë Savet Rrahmani e disa gazetarë të Lipjanit, Zoti i shpërbleftë,a por nuk kanë mundur me arrit shumën që e ka kërkuar spitali. Për shumën e mbetur, lus të më ndihmojë Elvis Naçi me ndihmën e Zotit.”-thotë Miranda.

Donate Button