Policia e Korçës ka vënë në pranga një 56 vjeçar të quajtur N. Zhorbo, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme e të ngacmojë dy vajza të mitura të moshave 7-8 vjeç.
56 vjeçari ka qenë i ulur në një prej lulishteve te qytetit, ku pranë tij kanë qenë dy vajzat e mitura duke luajtur. 56 vjeçari ka tentuar t’i prekë vajzat. Një prej familjarëve dhe disa kalimtarë e kanë parë ngjarjen, ku dhe kanë njoftuar më tutje policinë.
56 vjeçari është arrestuar në flagrancë. Zhorbo pritet të dalë përballë gjykatës dy ditë më vonë.
Ky është rasti i dytë në pak ditë, ku vajza të mitura bien pre e ngacmimeve seksuale nga burra në moshë.
Në fund të muajit gusht një 71 vjeçar u arrestua në Maliq, pasi tentoi të kryejë marrëdhënie me një vajzë 9 vjeçe në një kënd lojërash në fshatin Sheqeras.