Ngjarja e pazakontë, autoritetet në Berlin: Një luaneshë është e lirë në rrethinat perëndimore, mos dilni nga shtëpitë

Policia gjermane është vënë në kërkim të një kafshe të egër në rrethinat jug-perëndimore të Berlinit, fill pas alarmit që dhanë dy qytetarë që panë kafshën. Fjala është për një luaneshë, e cila sipas dëshmitarëve u pa në zonën pyjore duke ndjekur një derr të egër.

Por ngjarja bëhet edhe më shumë e mistershme, pasi policia ka kontaktuar me kopshtet zoologjike e strehimoret e kafshëve dhe asnjë prej tyre nuk ka raportuar për zhdukjen e një felini të madh. Rezidentëve në rrethinat e Berlinit (në jug-perëndim të kryeqytetit) i është kërkuar të mos dalin nga shtëpisë.

Nuk e dimë se nga ka ardhur”-tha një zëdhënës i policisë për median lokale. Policia në Brandenburg u tha banorëve në zonat e Kleinmachnoë, Teltoë dhe Stahnsdorf, që për sigurinë e tyre të qëndrojnë në shtëpi, derisa të gjendet luanesha.

Zëdhënësi i policisë Daniel Keip, i tha televizionit publik RBB se “në verë dëgjojmë shpesh raportime të krokodilëve që notojnë në lumenj, por në fund del se ka qenë thjesht një rosë e madhe. Por në këtë herë, rasti është real. Kemi një luaneshë që po rrotullohet në këto zona”

Autoritetet kanë dërguar në zonat në fjalë dhe helikopterë, ndërsa në terren ka veterinerë e grupe gjahtarësh për të goditur me qetësues kafshën e egër.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al