Ngjarja e pazakontë në Austri… spikeri lajmeve zbraz në kokë shishen e ujit gjatë transmetimit live

Një ngjarje komike dhe e pazakontë ka ndodhur gjatë transmetimit të lajmeve në një televizion austriak , atje ku spikeri ka zbrazur një shishe uji në kokë, pasi edicioni informativ arriti fundin.

Ky ishte edicioni lajmeve në ZIB2, në ditën më të nxehtë të vitit”-tha gazetari e mandej nxorri shishen e ujit, të cilën e hodhi në kokë… “Koha për t’u freskuar”- tha më tutje spikeri, duke e mbyllur me “mirupafshim”.

56 vjeçari Armin Wolf nuk e ka ‘shpjeguar’ gjestin e tij të çuditshëm, por veprimi i tij ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Nëpër komente njerëzit kanë shkruar duke thënë se spikeri lajmeve është “ikonik” në gjetjet e tij.