Ngjarja e pazakontë në SHBA, makina “fluturon” në katin e dytë të një banese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku një burrë ka arritur të përplasë makinën e tij… në katin e dytë të një banese në qytetin e Lewiston.

Autoritetet ende e kanë të paqartë sesi burri ia ka ‘arritur’ të kryejë një aksident të tillë, por thanë se ngjarja ishte e qëllimshme dhe se shoferi do të përballet me akuza penale.

“Fotot flasin vetë”-tha një zyrtar i forcës zjarrfikëse atje. Një kompanie private (e cila i përcolli fotot në BBC) tha se iu desh tre orë punë për të larguar makinën nga kati i dytë. Dyshimet janë se makina ka goditur një kanal uji (shiko foton më poshtë për ilustrim) i cili ndodhej në kahun e majtë të godinës.

Në shtëpi ndërkohë ishin 3 persona brenda, në momentin kur makina ka “fluturuar” në katin e dytë. Fatmirësisht asnjëri nuk ndodhej në dhomën ku përfundoi makina.