Ngjarja e trishtë në Durrës, gjendet e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ një endacake

Një grua rreth moshës 20-30 vjeç është gjetur pa shenja jete këtë paradite, poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës. Viktima nuk është identifikuar ende, pasi ishte endacake.

“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.