Ngjarje e pazakontë në Greqi, pacienti hyn në spital… së bashku me makinën e tij

Fotoja e një makine ‘Smart’ e cila ka ‘parkuar’ në ambientet e brendshme të një spitali ka bërë xhiron e rrjetit në Greqinë fqinje.

Shoferi i makinës që vendosi të hyjë me makinë në spital, pretendoi se po priste ambulancën për ta dërguar në urgjencë, por asnjë automjet nuk erdhi… kështuqë ai vendosi të vijë vetë në spital me makinën e tij.