Ngjarje e rëndë në Tiranë: 39 vjeçari ushtron dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura

Policia në komisariatin nr.4 të kryeqytetit ka prangosur së fundmi një 39 vjeçar, i cili rezulton se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy të bijave të tij, të dyja në moshë minore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.