Ngjarje tragjike në Burrel: Fëmija 2 vjeçar ndihet keq në çerdhe, ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Burrel, atje ku një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Përmes një njoftimi paraprak, policia ka njoftuar se fëmija ka shfaqur probleme gjatë qëndrimit në çerdhen nr.2 të qytetit. Dy edukatore e kanë dërguar në spitali, por fëmija ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.