Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e njohur si ‘Shkëmbi I Kavajës në Durrës.
Djali mitur mendohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit, duke marrë plagë të rënda. Pavarësisht orvatjeve të mjekëve të urgjencës, vogëlushi ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi paraprakisht policia.