“Me siguri në këtë gjendje që është vajza, do të vdesë”
Këto ishin fjalët e hidhura që kishin pushtuar mendjen e një babai nga Kosova, i cili për tre vite me radhë sakrifikoi gjithçka për ta shpëtuar të bijën nga kthetrat e vdekjes.
Ky baba e dha rrëfimin e tij prekës në emisionin “Për Shqiptarët”. Kalvari i bamirësisë ishte i jashtëzakonshëm. Shuma e nevojshme për të kuruar Melisën e vogël u mblodh falë njerëzve zemërmirë, ndërsa vogëlushja u nis drejt Italisë fqinje, në një prej spitaleve më të mira të Europës për fëmijë.
Pak para se të ndahet nga e bija në aeroport, Rexhepi i dha këto fjalë nga zemra për të gjithë ata që bënë të mundur ëndrrën e tij, mundësinë për të shëruar vajzën e vogël.
“Pas sa vitesh vuajtje, më në fund erdhi dhe shërimi vajzës sonë, Melisës. Nga e premtja, vajza jonë nuk është më vetëm e jona, por e të gjithë shqiptarëve që kontribuan për shërimin e saj. Faleminderit Zotit, të gjithë shqiptarëve dhe zotëri Elvis Naçit.
Shpresojmë që vajza jonë do t’i rikthehet familjes, ne si familje do t’i rikthehemi normalitetit. Shpresojmë që këto ditë të vijnë sa më shpejt në familjen tonë.”-tha babai i Melisës, Rexhepi.