Nisja e sezonit shkollor, shtohen prekjet nga virozat e stinës: Në pediatrinë e Tiranës afro 300 raste në ditë

Fillimi i sezoni të ri shkollor, duket se ka rritur rastet e virozave tek fëmijët. Në Urgjencën Pediatrike të Tiranës, numri i pacientëve të vegjël që vijnë për vitizë, ka shkuar në afro 300 në ditë. Mjekët thonë se numri më i lartë i rasteve paraqitet me temperatura të larta, të cilat zgjasin 2 deri në 3 ditë.

Temperaturat e larta zakonisht shoqërojnë fëmijët në 24 orët e para të sëmundjes. Mjekët këshillojnë që prindërit të mos shkojnë menjëherë për të blerë antibiotikë për fëmijët, pasi në shumicën e rasteve janë të panevojshme.

Mes rasteve të virozave me temperaturë, dhimbje fyti, lodhje apo dhimbje koke, ka patur dhe raste të infeksionit me Covid19. Mjekët thonë se rastet kanë qenë të pakta përgjithësisht.

Një mënyrë e këshillueshme për shmangien e virozave është qëndrimi larg ambienteve të mbyllura si dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve.