Një 50 vjeçar gjendet i pajetë poshtë urës së Lanës, në zonën e ‘Brrylit’

Trupi i pajetë i një personi në të 50-tat është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte poshtë urës së Lanës në zonën e Brrylit në kryeqytet.

Gjysma e trupit të të ndjerit ndodhej në ujë. Vktimës i është gjetur një kartë identiteti me vete dhe rezulton se ai është me origjinë nga Prrenjasi. Nga hetimet paraprake nuk rezulton të jenë dalluar shenja të dhunës mbi të ndjerin.

Policia Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.