Një avion luftarak bie në Torino, viktimë një vajzë 5 vjeçe që ndodhej në makinë me familjen

Një aksident ka ndodhur në Torino të Italisë fqinje, atje ku një vajzë 5 vjeçe ka humbur jetën në rrethana me të vërtetë të dhimbshme.

Vajza ndodhej në bordin e makinës së prindërve e sa bashku me të ishte dhe vëllai i saj 9 vjeçar. Pranë vendit ku udhëtonin familja 4 anëtarëshe, një avion luftarak papritur rrëzohet. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm dhe një cope të mjetit fluturues, 5 vjeçarja ndërron jetë. 9 vjeçari ka marrë plagë të rënda (djegie), ndërsa burrë e grua po ashtu janë dërguar në spital.

Avioni që u rrëzua ishte i llojit luftarak dhe sapo ishte ngritur nga aeroporti në Caselle, si pjesë e një ushtrimi celebrues. Nga të dhënat e deritanishme, hipoteza e përplasjes së një shpendi me njërin prej motorëve të avionit, besohet të ketë qenë shkaku përse avioni u rrëzua. Ndërkohë piloti mundi të dalë në kohë nga mjeti, përmes parashutës.