Një ditë pas zjarreve masive që shkrumbuan dhjetëra hektarë tokë, Shëngjini është ‘zgjuar’ i qetë. Të shumtë ishin turistët e pushuesit që u larguan një ditë më parë, ndërsa në mëngjes shiheshin punëonjës të cilët mblidhnin e rregullonin mbeturinat e lëna pas nga flakët




Shumica e vatrave të mëdha të zjarrit janë shuar, ndërsa zjarrfikësit dhe forcat e armatosura punojnë ende për të fikur plotësisht zjarret e vogla që mund të kthehen sërish në rrezik prej erës.


Në kodrat e Shëngjinit dallohet fare qartë përmasa e madhe e zjarrit që kaploi bregdetin. Të shumta pishat e shkrumbuara, ndërsa toka në zona të ndryshme ka marrë ngjyrë të përhírtë.


Më poshtë në foto, zona e shkretuar pranë portit të Shëngjinit, ku dhe ndodhej çisterna e madhe e gazit, plot 5 mijë litra, e cila fatmirësisht nuk u përfshi nga flakët falë punës së dhjetëra e dhjetëra forcave zjarrfikëse e të ushtrisë dhe ndërhyrjes nga ajri.
